Partia Socialiste do të mbledh ditën e nesërmë Kryesinë e saj. Kjo mbledhje që do të nis rreth orës 18:00 do të diskutojë në lidhje me zgjedhjet vendore.
Burimet bëjnë me dije se gjatë kësaj mbledhje do të caktohen në parim kandidaturat për këto zgjedhje.
Ndërkaq socialistët kanë nisur mobilizimin e strukturave për zgjedhjet në një kohë që demokratët nuk kanë nisur ende primarët për kandidatët, të cilët do zgjidhen përmes një gare te brendshme me vote.