Parate ne banka, thellohet diferenca midis te pasurve dhe te varferve

Parate ne banka, thellohet diferenca midis te pasurve dhe te varferve

89
SHPËRNDAJE

Thellohet diferenca midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së sigurimit të depozitave për vitin 2021 konstatohet se ka shtim të të ardhurave për personat e pasur por njëkohësisht ka edhe më tepër llogari boshe.

Në raport theksohet se qytetarët që kanë depozita me vlerë mbi 2.5 mln lekë kanë shtuar edhe më shumë pasurinë e tyre gjatë vitit të kaluar duke u rritur me 10,8%. Ndërsa depozitat me shuma deri në 2.5 milionë lekë janë rritur vetëm me 4.8%.

Sipas raportit të Agjencisë së Sigurimit të depozitave qytetarë me llogari zero deri në 100 lek në dhjetor 2021 rezultojnë se janë rreth 957 mijë depozitues.

Sipas raportit të Agjencisë së sigurimit të depozitave peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e përbëjnë depozitat në lekë me 49%, ndjekur nga depozitat në euro me 45%.

Për periudhën 2011-2021, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave të sigurueshme.

Gjatë vitit 2021, totali i depozitave të sistemit bankar ka pasur trend rritës pothuajse për gjatë gjithë periudhës krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 11.4 %, që i korrespondon një rritje në vlerë absolute prej 147 mld lekë.

S'KA KOMENTE