Parandalohet krimi në familje, vihet në pranga 41-vjeçari 

Parandalohet krimi në familje, vihet në pranga 41-vjeçari 

291
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës falë ndërhyrjes së shpejtë ka arritur të parandalojë një ngjarje kriminale në familje.Në pranga ka rënë 41 vjeçari me iniciale J.Xh, banues në Kombinat që kanosi me armë zjarri familjarët e tij, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE