Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur nga liqeni i...

Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur nga liqeni i Prushit

885
SHPËRNDAJE

Policia ka bërë me dije se është bërë e mundur nxjerrja e trupave të dy fëmijëve të mitur, 11 dhe 13 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë.

Të miturit janë të afërm me njëri tjetrin. Ndërsa po pritet mbërritja e prindërve të tyre.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 18:05 të ditës së sotme, ku 6 të mitur kanë hyrë në liqenin e Prushit për t’u larë dhe 2 prej tyre nuk kanë arritur të dalin më në sipërfaqe.

S'KA KOMENTE