Nxënësi u vra pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin/ “Do të na...

Nxënësi u vra pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin/ “Do të na mungosh”, mesazhi prekës i shkollës në Gramsh

322
SHPËRNDAJE

Gramshi u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku një 15-vjeçar u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij. Familjarë, miq dhe të afërm kanë shprehur pikëllim për vrasjen e Fation Bicit, ngjarje që ndodhi vetëm pak minuta pas kishte mbaruar mësimin.

Shkolla 9-vjeçare ku Fationi ishte nxënës ka bërë një reagim në lidhje me humbjen e papritur të adoleshentit.
Në reagim thuhet se 15-vjeçari u gjend rastësisht në atë konflikt, që kishte ndërhyrë për të shuar ‘zjarrin’, por ngeli viktimë vetë.

“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll”, shkruhet në reagim.

S'KA KOMENTE