Nuredin Dumani del nga reanimacioni,policia shoqeron 3 persona te tjere

Nuredin Dumani del nga reanimacioni,policia shoqeron 3 persona te tjere

2040
SHPËRNDAJE

Nuredin Dumani lë reanimacionin dhe kalon në pavionin e Kirurgjisë.

Burimet bëjnë me dije se Dumani nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrje kirurgjikale, por stafi mjeksëore i ka vendosur dren torakal, që nxjerr ajrin ose likid nëse ka në mushkëri.

Aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga forcat RENEA, pasi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e atentatit të djeshëm ndaj Talo Çelës në Elbasan. Gjatë përplasje me armë 39 vjeçari mori një plumb në kurriz, ku ndihmën e parë e mori në spitalin e Fierit.

Ndërkohë bëhet me dije se Policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë pasur dijeni për veprimtarinë e Nuredin Dumanit, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës në Fier.

S'KA KOMENTE