Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri është gati  5000,...

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri është gati  5000, vijojnë kërkimet

25
SHPËRNDAJE

4,940 viktima janë konfirmuar deri tani në Turqi dhe Siri, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin hërët në mengjesin e së hënës.

Numri i të vdekurve në Turqi  ka arritur në të paktën 3,381, tha në konferencën e fundit televizive Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Raportohen gjithashtu 20,426 të lënduar, sipas Tatar.

Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai. Gati 25,000 ekspert shpëtimi po punojnë në zonat e prekura.

Ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për të transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,559 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët. 3,648 persona të tjerë janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri./ CNN

S'KA KOMENTE