Nuk i ndaloi policisë, arrestohet i dyshuari për masakrën e Çoles

Nuk i ndaloi policisë, arrestohet i dyshuari për masakrën e Çoles

577
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të masakrës së Çoles.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ani Begaj.

Begaj ka qenë duke udhëtuar së bashku me një tjetër person në automjet, në zonën e Lungomares.

Policia ka bërë thirrje që të ndaloni por dy personat nuk i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë vijuar të largohen.

Autoritetet policore më pas kanë bërë të mundur ndalimin e tyre në një nga rrugicat e qytetit, ku është kryer edhe arrestimi i Begajt.

Dy persona jan arrestuar nga policia e Vlores. Burime bejne te ditur se keta dy persona jane kapur me arme dhe jane vene ne pranga.Mesohet se ka pasur nje grindje dhe nje prej armeve esht hedhur ne zone. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ka bllokuar nje automjet dhe po ben kontrolle.
Nje prej te arrestuarve esht Ani Begaj i cili ishte i shpallur ne kerkim. Ai dyshohet si i perfshire ne “Masakren e Çoles”, ku humben jeten tre te rinj.Duke leviz me nje automjet tip nisan mikra AA 470 UK te dy te rinjte nuk i kane ndaluar as policise ne zonen e lungomares. Jane ndjekur nga policia dhe jane ndaluar ne nje rrugice ne lagjen pavaresia te vlores. Nderkohe dy arme tip pistolete jane sekuestruar menjeher ng policia. Masakra e Çoles ndodhi ne prill te vitit 2015 kur pas nje sherri ne kazino mbeten te vrare shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj

S'KA KOMENTE