Njihuni me gruan blegtore ne Roskovec qe synon zgjerimin e fermes se...

Njihuni me gruan blegtore ne Roskovec qe synon zgjerimin e fermes se saj

1692
SHPËRNDAJE



Bajame Gllava ne Roskovec  me dy djemte e saj qe merret me blegtori ka vendosur te mos largohet nga Shqiperia por te shtoje me tej aktivitetin ne fermen e saj. Fillimi ka qene i veshtire ka thene blegtorja nga Roskoveci .
– “E nisem kete aktivitet per me shume se 20 vjet me 3 krere lope dhe sot kemi 16 krere . Jemi te kenaqur sidomos kete vit kur eshte rritur edhe kerkesa per bulmetin ( qumeshtin) . “

Prodhimi ditor i qumeshtit nga kjo ferme shkon ne gati 300 litra te cilat e kwne tregun te siguruar .

“Gjithcka qe kemi sot e keni fale punes dhe mundit tone. Sherbimi ndaj blegtorise kerkon perkushtim dhe shume pune, nuk kemi kerkuar ndihme nga shteti por sot e ndjejme se duhet per te zgjeruar kete aktivitet,- ka thene blegtorja . Duam te shtojme jo vetem numrin e krereve dhe rracave ne lope por edhe te  ngritjen e nje stalle moderne . Sot eshte e veshtire per ta realizuar kete ndaj kerkojme edhe ndihmen e shtetit”

Ne kete ferme punojne familjarisht . Djemte e Bajame Gllaves jane ndihme per kete biznes .Ata kane zgjedhur te mos emigrojne por te qendrojne ne Shqiperi dhe te punojne ne fermen qe kane ngritur ,por tani kerkojne edhe nje ndihme per shtimin dhe fuqizimin e blegtorise. 
Arber Gllava ka thene se puna ne ferme eshte pasioni i trasheguar nga nena e tij Bajamja .
Edhe pse ndeshen me veshtiresi pasi sigurojne vete edhe ushqimin e blegtorise Arberi eshte i perkushtuar te coj me tej kete tradit.

Kete vit kemi aplikuar per naften falas por do ishte nje ndihme e madhe kredia me interes te ulet per mjete bujqesore qe punojme token dhe sigurojme bazen ushqimore ne blegtori si dhe per te ndertuar stalla te reja

https://youtu.be/dmlPpbcRJ20

S'KA KOMENTE