Një valixhe në stacionin e autobusave alarmon policine

Një valixhe në stacionin e autobusave alarmon policine

262
SHPËRNDAJE

Në Gjirokastër mbasditen e sotme është njoftuar për një valixhe e cila ishte lënë në stacionin e autobusave. Policia ka shkuar për të kryer verifikimet, nga të cilat rezoltuan se i përkiste një qytetari disa minuta më pas është kthyer për ta marrë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion sqarues

Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari.

Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.

S'KA KOMENTE