Nje pako me tritol eshte vendosur prane makines se Drejtoreshes se Kujdesit...

Nje pako me tritol eshte vendosur prane makines se Drejtoreshes se Kujdesit Shendetesor ne Shkoder

92
SHPËRNDAJE

Nje ngjarje e rende ka ndodhur kete pasdite ne Shkoder ku eshte vendosur eksploziv pranë mjetit të drejtoreshës së Operatorit të të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Nje pako e dyshimtë u gjend e lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Pakoja u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA dhe brenda rezultoi se kishte lëndë plasëse.

Burimet bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të Drejtores së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Pakoja u gjet rreth orës 16:00 në anë të rrugë. Policia vendosi menjëherë shiritin e sigurisë ndërsa nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

S'KA KOMENTE