Nje makine merr flake ne ecjen, shkrumbohet plotesisht

Nje makine merr flake ne ecjen, shkrumbohet plotesisht

502
SHPËRNDAJE

Nje makinë tip “Benz” ML që po udhëtonte në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem, është përfshire nga flakët ditën e sotme.

Në mjetin ku udhëtonte një çift bashkëshortesh me vajzën e tyre, është vënë re nga drejtuesi i mjetit që në pjesën e përparme të makinës ka pasur tym.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe sapo familja ka zbritur, makina është përfshire nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa edhe ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse nuk ka arritur të ndalojë shkrumbimin e plotë të mjetit.

Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një defekte në rrjetin elektrik të mjetit.

S'KA KOMENTE