Një i vrarë nga sherri mes shqiptarëve në Athinë

Një i vrarë nga sherri mes shqiptarëve në Athinë

299
SHPËRNDAJE

Një përleshje që ka ndodhur mes një grupi shqiptarësh ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre në një kafene në Athinë.

Sipas informacioneve, ata kanë nisur të debatojnë ende pa u ulur.

Më pas grupi i përbërë nga 7 shqiptarë dolën në rrugën jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Për pasojë, shqiptari, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i plagosur në klavikul. Pas plagosjes grupi prej 7 personash janë arratisur ndërsa shqiptari që mbeti i plagosur ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.

Në vendin e krimit janë gjetur disa gëzhoja dhe një pistoletë.

Autoritetet kanë nisur hetimin për shqiptarin që ka qëlluar pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë aty pranë.

S'KA KOMENTE