Nis sot ulja e çmimit të karburanteve në Shqipëri, kjo është lista...

Nis sot ulja e çmimit të karburanteve në Shqipëri, kjo është lista e plotë me të cilat po tregtohet

3616
SHPËRNDAJE

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar dhe në Shqipëri, ku çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar edhe protesta ne disa qytete

Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombetare është rritur gjatë ditëve të fundit, gjë e cila është reflektuar edhe në Shqipëri.

Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Nga sot dhe në vazhdim vlera e nje litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel    223  lekë

Benzine 95   223 lekë

Benzin 100  245 lekë

Gazi nuk ndryshon.

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve.

Pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare.

Këto pasoja kanë nisur të ndihen qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit, ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.

S'KA KOMENTE