Nis sezoni turistik ne plazhet e Semanit dhe Darzezes ne Fier

Nis sezoni turistik ne plazhet e Semanit dhe Darzezes ne Fier

260
SHPËRNDAJE

Kete fundjave eshte celur zyrtarisht  me nje sere aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror ne bregdetin e Semanit dhe te Darezezes. 

Pavaresisht kesaj atmosfere festive , dhe nderhyrjes per pastrimin e vijes bregdetare , banore te zones ne Darezeze ngrene problemin e amortizimit te rreth 1 km rruge ne hyrje te plazhit e cila eshte teper problematike gjate sezonit veror.

Nderkohe kryetari i bashkise Armando Subashi , i pranishem ne ceremonine e celjes se sezonit eshte shprehur se gjate 4- vjecarit te ardhshem zhvillimi i turizmit do te jete prioritet per tu ofruar pushuesve vendas e te huaj kushte sa me komode. 

Subashi eshte ndalur edhe te siguria ne plazh teksa ka theksuar se jane marre te gjitha masat per kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare qe do te survejojne gjithe vijen bregdetare.

Zhvillimi i zonave bregdetare do te jete ne funksion te plote te paketes turistike qe ofron Fieri se bashku me turizmin arkeologjik. Plazhet e Semanit dhe Darezezes preferohen edhe gjate dimrit nga turiste td huaj nderkohe qe rera kurative dhe pylli me pisha i ben keto vija bregdetare nder me te preferuarat.

S'KA KOMENTE