Ngjarje e rende ,Nëna me dy vajzat humbin jeten nga kontakti me...

Ngjarje e rende ,Nëna me dy vajzat humbin jeten nga kontakti me energjinë

1149
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Fushë- Arrëz. Nëna me 2 fëmijët vdesin pas kontaktit me energjinë elektrike. 

Mësohet se njëra nga vajzat ishte në dush dhe ka rënë në kontakt me energjinë. Pas thirrjeve të saj për ndihmë ka shkuar e motra e cila po ashtu ka humbur jetën sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me nënën e vajzave e cila ka shkruar për t’i shpëtuar por ka humbur jetën në të njëjtën mënyrë tragjike.

Njoftimi i Plotë:

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. 

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE