Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Një 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij 79-vjeçare në apartamentin e saj në Selanik.
Gruaja fatkeqe u gjet e pajetë nga djali i saj 53-vjeçar, në vaskën e shtëpisë së saj, e veshur me rroba, ndërsa ishte në kalbje të avancuar, sipas ERT.
Autori ka qenë vëllai i tij, një 50-vjeçar, i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Selanikut.
CNN Greece raporton se 79-vjeçarja fatkeqe u gjet në banesën e saj me plagë në fyt, ndërsa mësohet se autori i krimit është arrestuar.
Sipas autoriteteve greke vrasja e 79-vjeçares ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, me policinë që gjeti trupin e pajetë të së moshuarës ditën e djeshme.