Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 46-vjeçari

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 46-vjeçari

43
SHPËRNDAJE

Policia e Kuçovës ka vendosur në pranga 46-vjeçarin Tomorr Hima. 

Arrestimi i burrit është bërë pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur, vetëm 10 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.

Njoftimi i Policisë: 

Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.

S'KA KOMENTE