Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren ne Fier ,lihet në burg biznesmeni

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren ne Fier ,lihet në burg biznesmeni

2141
SHPËRNDAJE

Është lënë në burg 64-vjeçari nga Vlora Vesaf Musa, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur vetëm 14 vjeç të komunitetit rom. Arrestimi i tij u bë ditën e premte, ndërsa vendimi për ta lënë në burg u mor ditën e sotme. Në media raportohet se teksa po udhëtonte me një makinë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”

Musa njihet si biznesmen, pasi merret me prodhimin e vajit të ullirit. Pak kohë më parë ai u vizitua në ambientet e biznesit të tij edhe nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e shoqëuar edhe nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

S'KA KOMENTE