Negociatat me BE, Rama:Faleminderit mbarë popullit shqiptar

Negociatat me BE, Rama:Faleminderit mbarë popullit shqiptar

110
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel. Kreu i Qeverisë shqiptare e nisi fjalën me mesazhe falenderuese por nuk harroi të shprehë mirënjohjen ndaj ish-kancelares  gjermane Angela Merkel e cila sot feston ditëlindjen.

“Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk  do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit”, tha fillimisht Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë dhe nuk u dorëzua kurrë duke synuar ëndrrën evropiane.

“Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane. Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, përfundoi Rama.

S'KA KOMENTE