Ne proteste studentet e Universitetit Bujqesor, policia shoqeron protesten

Ne proteste studentet e Universitetit Bujqesor, policia shoqeron protesten

111
SHPËRNDAJE

Dhjetra efektivë të forcave Shqiponja po shoqërojnë protestën marshim të studentëve të Universitetit Bujqësor, që i janë drejtuar me këmbë kryeqytetit.

Ata i kanë penguar studentët që të pengojnë të dyja anët e ish-doganës, ndërkohë që studentët tashmë i janë drejtuar zonës së Zogut të Zi. 

Marshimi i tyre që nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 50 minutash, ndërkohë që në disa raste janë përkrahur dhe nga drejtuesit e mjeteve, të cilët i kanë përshëndetur përmes borive.

Vetë studentët nuk kanë një destinacion final për marshimin e tyre, por kanë deklaruar se jetesa po bëhet e padurueshme, për shkak të rritjes së çmimeve në shumë produkte, e padyshim dhe atë të karburanteve.

Një prej studentëve i pyetur nga gazetari Elvis Myrta, tha se ai do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet pasditen e sotme përpara kryeministrisë.

‘Së pari falenderoj të gjithë ata që kanë marrë nismën e protestës. Mirë është që të jemi të gjithë në protestë, unë vetë do të shkoj, e do të bëj të pamundcurën që të marr edhe miqtë e mi’, tha një prej studentëve.

Studentët kanë bërë thirrje: Bashkohuni me ne, eja mblidhuni këtu! Hiqni tarifat. UBT proteston!

S'KA KOMENTE