Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen 2 persona

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen 2 persona

416
SHPËRNDAJE

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, në kuadër të cilit u kapën dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Fast Albania dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Trafik narkotikësh”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”.

Gjithashtu, nga Fast Albania në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit:

Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

S'KA KOMENTE