Në Beograd tubim në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë

Në Beograd tubim në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë

106
SHPËRNDAJE

Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar, shkruan media kroate.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë.

Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët po mbajnë flamuj rus dhe serb dhe po brohorasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiç Shqiptar, e tradhtove Serbinë”.

Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse.

S'KA KOMENTE