37 vite më parë, në 11 prill 1985, u nda nga jeta diktatori Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, disa nga anëtarët e Partisë Komuniste në Gjirokastër kanë shkuar pranë ambjenteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet.
Një prej tyre, e ka kujtuar me mall diktatorin, teksa shprehet se Enver Hoxha e ka ngritur Shqipërinë nga e para pas luftës. Ai thotë se asnjë tejtër nuk e meriton lavdinë më shumë se Enver Hoxha.
“Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Europë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit.
Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha, siguroi një fuqi punëtore, siguroi arsim dhe shëndetësi falas. I dha lirinë dhe pavarësinë e vërtetë Shqipërisë siç ka thënë dhe Fan Noli i madh.
Siç ka thënë dhe De Goli se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon dhe akush më shumë se Enver Hoxha e meriton atë. Sot nga kapitalizmi, fuqia punëtore ka marrë arratinë jashtë shtetit.
Ky sistem nuk po mban as 2 mln shqiptarë, Enver Hoxha i bëri nga 800 mijë në 4 milionë, të gjithë të punësuar”, tha ai.