Ndjekje penale per 64 vjecarin ne Patos per zjarrvenie

Ndjekje penale per 64 vjecarin ne Patos per zjarrvenie

440
SHPËRNDAJE

Fier / Ndezi zjarr në tokën e tij në Margëlliç, për pasojë u dogj edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohet penalisht.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. F., 64 vjeç, pasi, në fshatin Margëlliç, Patos, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

S'KA KOMENTE