Ndërkombëtarët “të shqetësuar”, Turqia dhe Greqia nuk ndalin kërcënimet

Ndërkombëtarët “të shqetësuar”, Turqia dhe Greqia nuk ndalin kërcënimet

29
SHPËRNDAJE

Marrëdhëniet për ishujt e Egjeut midis Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar jashtë mase muajin e fundit, si pasojë e shkeljeve ajrore dhe detare nga dy vendet sipas Athinës zyrtare dhe Ankarasë.

Kohët e fundit zyrtarë turk dhe grekë kanë dalë në media, duke kritikuar politikat e njëri tjetrit. Tensionet Athinë-Ankara kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, teksa mediet perëndimore shkruajnë artikuj me tituj që paralajmërojnë një luftë të mundshme mes dy vendeve.

“Konflikti për ishujt e Egjeut: Erdogan kërcënon Evropën me luftën e ardhshme”, ky është titulli i një komenti të kryeredaktorit grek të gazetës gjermane Münchner Merkur, lidhur me kërcënimet e reja të Turqisë kundër Greqisë mbi të drejtat sovrane në ishujt lindorë të Egjeut.

Ndër të tjera, ai vëren se Erdogani, i cili është nën presion për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, mund të bëjë gjithçka për të larguar vëmendjen nga problemet politike në vend madje duke aluduar edhe për një luftë kundër Greqisë, një vend aleate në NATO. Ndërkohë shefi i NATO-s më herët i ka bërë thirrje të dy palëve, të që dialogojnë dhe t’i japin fund përplasjeve mes tyre sidomos në një kohë Europa po përballët me luftën ruse në Ukrainë.

Investimet në ushtri

Si Greqia, ashtu edhe Turqia kanë investuar në shuma të mëdha parash për fuqizimin e ushtrisë dhe flotës detare. Turqia ka nisur ndërtimin e luftanijeve dhe fregatave ndërkohë që Greqia po lobon për hapjen e bazave amerikane.Avion F-16 i Greqise

Por dhe pse është vendi i dytë që kontribuon më shumë në NATO dhe është shtëpia e disa bazave amerikane, Greqia vazhdon të ndihet e rrezikuar nga përplasjet me Turqinë. Forcat e armatosura të Greqisë vlerësohet të jenë gjithsej 360.500 personel, sa gjysma e Turqisë, e cila ka afërsisht 735,000 ushtarë.

Fuqia aktuale

Mund të thuhet se Greqia ka më shumë se 1.500 tanke në arsenalin e saj ushtarak, dyfishi i Britanisë së Madhe. Ndërkohë sipas GlobalFirePower, Turqia ka rreth 2 600 tanke.Tanket turke, “Leopard”, prodhim i Gjermanise

Të dyja vendet kanë një gamë të ngjashme nëndetësesh, anijeve patrulluese, fregatash por e aftësitë detare të Greqisë janë më të kufizuara se ato të Turqia, pasi shumë anije janë të vjetëruara.Tank “Leopard” i Greqise

Dhe që nga kriza financiare e Greqisë, përpjekjet për modernizimin detar kanë qenë të ngadaltë.

Athina, megjithatë, ka avantazhin e të pasur aleatëve rajonalë, pasi ka në krahun e saj Egjiptin, Izraelin, Qipron Greke, Italinë dhe Jordaninë.Por me gjithë investimet e saj, Greqia nuk do ta përballonte kurrë e vetme ushtarakisht Turqinë.Marina turke konsiderohet një nga katër marinat më të forta në Mesdhe.

Gjatë dy dekadave të fundit, Turqia ka zgjeruar aftësitë e saj detare, veëanërisht pasi tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar.

Buxheti

Sa i përket buxhetit të ushtrisë, Turqia e ka 19 miliard dollar, kurse Greqia 4.8 miliard dollar.

Tanke

Turqia ka 1 055 avionë, kurse Greqia 566. Sa i përket avionëve gjuajtës, Turqia ka 206 të tillë, kurse Greqia 187.

Dronët

Ndërkohë, Turqia ka një avantazh të madh ndaj grekëve sa i përket dronëve. Së fundmi, Turqia ka investuar mjaft në këtë drejtim duke patur edhe dronë që kryejnë sulme me raketa kundrejt objektivave të caktuar.Dron i Turqisë

Megjithatë, ekspertët ushtarakë e konsiderojnë me mjaft kosto një tentativë të Turqisë për të pushtuar Greqinë, pasi ushtrisë turke do t’i duhej të orvatej për ditë apo javë të tëra mes ishujve të shumtë në Egje, të cilët janë të pajisur me bateri të ndryshme të mbrojtjes ajrore apo ndaj anijeve.

S'KA KOMENTE