Ndalimi i Belerit, reagon Rama: Sprovë e madhe për drejtësinë

Ndalimi i Belerit, reagon Rama: Sprovë e madhe për drejtësinë

124
SHPËRNDAJE


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndalimin e Fredi Belerit me urdhër të SPAK, nën akuzën për shitblerjen e votave. Rama thotë se kjo është një sprovë për drejtësinë, dhe se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”, shkruan Rama, i cili më herët ka pritur dhe një telefonatë nga ministri i jashtëm i Greqisë Niko Dendias. Ky i fundit duket se i ka kërkuar llogari Ramës për ndalimin e Belerit.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”,deklaron më tej Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

E gjithë politika greke është vënë në lëvizje pas ndalimit të Belerit, ndërkohë që ambasadorja e Greqisë në vendin tonë ka qenë në një takim me ministren e jashtme Olta Xhaçka, ku i ka shprehur shqetësimin e shtetit që përfaqëson

S'KA KOMENTE