Nafta falas, deri tani është përfituar nga 35% e fermerëve! 

Nafta falas, deri tani është përfituar nga 35% e fermerëve! 

77
SHPËRNDAJE
spraying a field

Vijon shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se deri tani janë 19,412 fermerë përfitues, të cilët janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, për një sasi prej 4,138,198 litrash. Deri tani nafta falas është përfituar nga 35% e totalit të aplikuesve.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore. Sasia e naftës së përcaktuar sipas Ministrisë së Bujqësisë mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.

Skema për përfitimin e naftës falas filloi zbatimin për herë të parë në 2021. Në total aplikimet për përfitimin e kësaj mase ishin 54,691 nga 46, 912 aplikime që pati në 2022. Për naftën falas më shumë aplikime këtë vit pati në qarkun Fier me 16,897 kërkesa dhe Korçë me përkatësisht 10,974, Berat 6,878 aplikime, për qarkun Elbasan pati 6,696.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Për rimbursimin e naftës falas për fazën e parë është vënë në dispozicion fondi me vlerë 1,4 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbeshtetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve.

Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfunduan më 11 prill. Për këtë vit mbështetja për fermerët u zbatua nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022.

Për herë të parë u aplikua edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu vijuan të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë, përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

Një tjetër ndryshim që nisi zbatimin nga 1 korriku 2022 ishte edhe vendosja e akcizës 6 lekë/litri nga zero që ishte më parë për gazin që përdoret nga bizneset parashikohet./Monitor

S'KA KOMENTE