Mungon Berisha, kush janë përfaqësuesit e PD që po marrin pjesë në...

Mungon Berisha, kush janë përfaqësuesit e PD që po marrin pjesë në protestën e Metës

134
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga kreu i Partisë së Lirisë, që po zhvillohet tek inceneratori i Tiranës.Mesohet se nga Partia Demokratike janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.

Protesta e PL-së nisi pak minuta më parë. Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, në atë që kryetari Ilir Meta e ka cilësuar si aferën më të madhe të korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve.

Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.

S'KA KOMENTE