Mjekët e rinj refuzojnë spitalet në rrethe

Mjekët e rinj refuzojnë spitalet në rrethe

93
SHPËRNDAJE

Studentët e Mjekësisë i kanë të qarta synimet për të ardhmen. Ata qe rrine ne Shqiperi per te punuar duan vetem Tiranën, jo spitalet rajonale. Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve, Sindikata ngre shqetësimin e vendeve vakante, çka sjell më shumë ngarkesë për punonjësit.Ainel Jaupaj është student i viti të dytë për mjeksi të përgjithshme. Me origjinë është nga Skrapari, por nuk konsideron asnjë spital rajonal si mundësi për të shërbyer.

Ainel Jaupaj: “Në Tiranë, sepse mundësitë dhe të ardhurat janë më të mira në Tiranë”.

E ka pasur pasion mjeksine e thotë se jashtë vendit mund të shkojë vetëm për specializim.

Ainel Jaupaj: “Nuk e di, por mbase mund të më jepet mundësia të iki jashtë vetëm për specializim, por gjithmonë për t’u kthyer prapë këtu”.

Mungesa e mjekëve në spitalet e rretheve është një shqetësim edhe per kreun e sindikatës Gentian Stroni, në ditën ndërkombëtare të tyre.

Gentian Stroni: “Problematika do vazhdojë të jetë, sepse nuk e shikoj akoma të stabilizuar sistemin shëndetësor në këndvështrimin e vendosjes së një stabiliteti në qëndrimin e mjekëve”.

Për të zgjedhur periferitë, qeveria duhet t’u ofroje më shumë kushte mjekëve.

Gentian Stroni: “Ka pasur tratativa dhe vazhdon madje të pagesës së këtyre mjekëve specialistë që largohen nga Tirana, ose nga qendrat e tyre të banuara drejt këtyre rretheve me problematika dhe t’i jepesh një pagesë ekstra. Por kjo pagesë elkstra të përmbushë jo vetëm vajtjen deri atje, por diçka më shumë se sa aq”.

Mungesa e stafit nuk është vetëm në rrethe, por edhe në spitalet në kryeqytet, çka për punonjësit e shëndetësisë do të thotë më shumë ngarkesë në punë.

Gentian Stroni: “Pra, në turnin e tretë nëse do duhej të ishin 3 në turn dhe janë dy, sigurisht që ata të dy punojnë sa për tre, por patjetër që mund të bjerë cilësia”.


Rritja e pagave, por edhe infrastruktura janë dy hapa të rëndësishëm në për mirësimin e kushteve të punës së mjekëve.

Gentian Stroni: “Por të mos harrojmë se një pjesë e mirë e tyre po kërkojnë për çështje dinjiteti që jetën e tyre ta bëjnë më mirë jashtë Shqipërisë”.

S'KA KOMENTE