Miratohet me votat e mazhorancës projekti për Portin e Durrësit, Rama nuk...

Miratohet me votat e mazhorancës projekti për Portin e Durrësit, Rama nuk merr pjesë

27
SHPËRNDAJE

Pas një seance maratonë , është votuar me 74 vota pro projektligji për marrveshjen e Portit të Durrësit. Pas mesnate, projektligji kaloi për votim, por kundër ishin vetëm votat e opozitës.

Ndërkohëkryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim.

Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një “marrëveshje historike për vendin”.

Megjithatë seanca e djeshme është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, duke e cilësuar Portin e Durrësit si një megaaferë.  Por nuk ka qenë i të njejtit mendim kryeministri Edi Rama, i cili pasi sulmoi opozitën, e konsideroi portin aktual të Durrësit si “skandal mjedisor” dhe “zonë kancerogjene”. Për projektin e ri ai tha se janë dashur takime pa fund dhe negociata të stërgjatura me kompaninë që do të investojë.

S'KA KOMENTE