Ministrja Balluku: Bonus tjetër për pensionistët në shtator

Ministrja Balluku: Bonus tjetër për pensionistët në shtator

98
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë qëndrimit të saj Dibër zhvilloi një takim me pensionistët e këtij qyteti.

Ajo theksoi se në muajin shtator pensionistët do të marrin bonusin e dyte, para këto, që janë siguruar nga taksa e jashtëzakonshme nga prodhuesit energjisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se janë 650 mijë pensionistë që do përfitojnë bonusin në fjalë.

“Dibra njihet për fjalën e mencur dhe pë  fjalën e mbajtur. Kemi bërë një program sa I takon rritjes së pagave, e cila do arrijë në 900 euro në këto vite, duke nisur më profesionet me esenciale de për të vazhduar pastaj me gjithë administratën. Pa lënë dhe pensionistët mënjanë. Ne vitin e kaluar kemi indeksuar pensionin me 9.5%.  Do ketë një indeksim të ri të  pensioneve në fund të shtatorit të këtij viti në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim.

Janë 650 pensionistë dhe për këtë arsye të ardhurat prej 4.1 miliardë që janë mbledhur nga taksa e jashtëzakonshëm e energjisë, është vendosur që të shpërndahen tek pensionistë me bonus prej 5 mijë lekë shtesë. Do merrni dhe këstin e dytë, që ka të njëjtën vlerë, gjatë vitit, dhe më pas në shtator, në shtator përveç indeksimit, do të merrni edhe pjesën e bonusin që vjen nga pjesa e dyte e taksimit të jashtëzakonshëm. Është në politikën tonë që ne do të kujdesemi për ju”, tha Balluku.

S'KA KOMENTE