Meta rimerr kartën e anëtarësimit: S’jam këtu për të marrë drejtimin e...

Meta rimerr kartën e anëtarësimit: S’jam këtu për të marrë drejtimin e LSI

73
SHPËRNDAJE

Ilir Meta: Kapjen e shtetit nuk mund ta bënin edhe pa futur në grackë edhe LSI-në e cila doli jashtë funksionit duke u bërë një shtojcë e shtojcës së regjimit më kleptokratik që ishte PD. Unë jam këtu për t’i falenderuar anëtarët e LSI-së dhe kam besim në përkushtimin e tyre në të ardhmen për çështje më madhore. Tashmë ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij dhe të triumfojë referendumi si e vetmja mënyrë që do vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jam i sigurt se kjo gjë do ndodhë shumë shpejt. Jam i bindur se referendumi që i ka munguar popullit që nga viti 1998 do të rëndojë mbiEsat Pashët e rinj të vendit që kanë ngulur thika pas shpine vendit dhe Kosovës.

S'KA KOMENTE