Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi dëshmoi në SPAK për gati 3 orë, u ndal në një prononcim për mediat.
Ai tha se; “Nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Por jam i gatshëm t’ju përgjigjem me qetësi dhe dashuri. Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, prej disa ditësh për një çështje të filluar në 2019. Me çfarë kuptova me burime të hapura por kjo nuk është e rëndësishme ta sqaroj unë. E kam thënë që kam pasur pritshmëri që SPAK do të ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sidomos zyrtarëve të lartë. Sa herë që të ftohesha do të vija me kënaqësi për ti ndihmuar”.
Meta u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA.
“Janë me dhjetëra kallëzime të mia për çështje konkrete, për ligje me porosi për denoncimit e Kuvendit që u falsifikua firma. Sot kuptova që kishte të bënte me çështje Cez dhe CezDiaz. Kjo është stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë tregoj modelin tim në raport me transparencën dhe që duhet të tregojë çdo qytetar që ka përgjegjësi. Jam përgjigjur më shumë përgjegjësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Kam dhënë sqarime sqaruese që kur është rihapur kjo çështja në publik. Që kur doli që manipulonte të dhëna të procesit të arbitrazhit. U përgënjeshtruan të gjitha mediat që kishin përfshirë me pa të drejtë emri e kryetarit të parlamanetit në atë kohë, Ilir Meta sikur kishte përfituar. Ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë me vetë bekimin e Endri Fugës. Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Ilir Meta nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të Ccezit. Skam asnjë lidhje me marrëveshjesh Cez-DIA”, tha Meta.