Meta në deklaratë për mediat per cmimin e naftës

Meta në deklaratë për mediat per cmimin e naftës

76
SHPËRNDAJE

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qeveria nuk po merr parasysh propozimet e opozitës për mbrojtjen e qytetarëve nga çmimi i lartë i naftës.

Në një konferencë për media nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se ndonëse në bursë çmimi i naftës ka rënë tashmë ndjeshëm, një gjë e tillë nuk reflektohet në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Nafta në bursë është më e ulët, vetëm në Shqipëri nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri, kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, vetëm këtu punohet në funksion të krye-oligarkut Edi Rama. 50% ulje e akcizës në Malin e Zi, këtu jo, në asnjë mënyrë.

Çfarë ndodh me taksën e qarkullimit që paguhet nga shqiptarët? Grumbullohen rreth 200 milionë euro në vit nga kjo taksë, por përdoren vetëm 20 milionë euro. Ku shkojnë 180 milionë të tjerat? Sigurisht shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve, se po të shkonin të gjitha për mirëmbajtje, nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme që ngrenë qytetarët. Nuk do të ishte kjo gjendje me gropa e autostradave Tiranë-Durrës, Thumanë-Kamëz e kudo gjetkë në të gjithë vendin.

Prandaj jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepjeje të pamëshirshme.

S'KA KOMENTE