Meta kallëzon penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjev

Meta kallëzon penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjev

24
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar sot penanlisht anëtarët e Autoritetit Dosjeve duke i akuzuar për disa shkelje.

Bëhet fjalë për anëtarët Gentiana Sula, Albert Nikolla, Altin Hoxha, Gjergj Marku dhe Skënder Vrioni.

Në një postim në facebook, Meta shprehet se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Ish kreu i Shtetit i akuzon për 6 vepra penale:

1) Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
2) Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
3) Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
4) Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
5) Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal; 6) Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim

Më tej ai shkruan se do të zhvillojë një konferencë për gazetarët për të dhënë edhe më shumë detaje për kallëzimin e bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Postimi:Të dashur qytetare dhe qytetarë,Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

S'KA KOMENTE