Merushja u masakrua nga ‘vjehrri’ flasin komshinjtë: Ish-burri e kërkoi 3 herë...

Merushja u masakrua nga ‘vjehrri’ flasin komshinjtë: Ish-burri e kërkoi 3 herë pasi u ndanë

2621
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në fshatin Suk 1, Fier është përcjellë për në banesën e fundit Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra ditën e djeshme nga vjehrri i ardhshëm. 30-vjeçarja bashkëjetonte me Fatjon Hoxhën, djalin e Xhevair Hoxhës i cili nuk ishte dakord për këtë lidhje pasi 30-vjeçarja kishte qenë e martuar më parë dhe kishte 3 fëmijë. Në fshatin e saj të prindërve, fqinjët shprehen se kanë qenë në dijeni të situatës që po kalonte 30 vjeçarja e cila nuk pranohej nga vjehrri 61-vjeçar. Një prej tyre thotë se ish burri e kishte kërkuar 3 herë Merushen pasi ishin ndarë por kjo nuk kishte pranuar të kthehej.

Ishte ndarë kur u dashurua me këtë nga Vidhishta? S’e di. Me atë u nda dhe nuk donte të vente më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtej. Ish-burrin e kishte nga Berati. Nuk e donte nuse për djalë vjehrri. Unë e njoh për vajzë të mirë janë të tëra punëtore si motra. Problemi ishte se vjehrri nuk e donte se përse djali la nusen e parë dhe mori këtë. Ka ardhur 3 herë e ka kërkuar ish burri. Po kjo nuk pranoi.

S'KA KOMENTE