Megaoperacioni i policise, mes personave te arrestuar 11 punonjes te burgjeve

Megaoperacioni i policise, mes personave te arrestuar 11 punonjes te burgjeve

665
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni i policisë, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku në pranga ranë policë burgjesh, zyrtarë, biznesmenë dhe persona të dënuar.

Nga operacioni jane zbardhur emrat e të arrestuarve, ku mes tyre rezultojnë edhe persona të njohur për drejtësinë shqiptare. Kështu, pjesë e grupit janë edhe shtetasit Gazmir Braka dhe Arben Grori, të dy të dënuar për vepra të rënda penale.

Gazmir Braka njihet me nofkën “Gaxhai” në Vlorë dhe është kundërshtari i Zani Çaushit. “Gaxhai” ka dy dënime me burgim të përjetshëm, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arbën Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës; ndërsa dënimi i dytë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Ai është një emër shumë i njohur për drejtësinë, pasi vrasjet dhe përplasjet me grupin e Zani Çaushit kanë nisur që në vitin 1997.

Nga ana tjetër, edhe Arben Grori rezulton një emër i njohur për drejtësinë, i dënuar edhe ky më burgim të përjetshëm për vrasje. Ai ndodhet në burg për dy vepra penale, për vrasjen e Naim Zyberit në Itali, pasi ky i fundit kishte rezultuar vrasësi i vëllait të tij, Artur Grori; ndërsa në Shqipëri është akuzuar dhe dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Burime bëjnë me dije se në mesin e personave të arrestuar janë 11 punonjës të burgjev, IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë persona që merren me biznes në afërsi të burgut të Peqinit, një burrë dhe një grua, si dhe disa persona Vlora për lotari.

Mes të burgosurve që kanë qenë pjesë e grupit që fuste lëndë narkotike dhe sende të ndaluara në burgje ka dhe personazhe VIP.

Mes te ndaluarve edhe Arben Grori, një nga të burgosurit “VIP”, i cili akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve arriti të fusë lëndë narkotike brenda qelive. Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Po ashtu Klajdi Gjeci, mik i Emiljano Shullazit, i cili u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020.

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.

Aleksandër Llanaj  është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë trafikimi i lëndëve narkotike, futja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, si dhe dhënia e porosive nga brenda për kryerjen e veprave penale.

Ndërkohë që në ngarkim të punonjësve të burgjeve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Personat që pritet t’iu komunikohet masa e arrestit: 

Hysni Ndreu- polic

Gazmir Meta- polic Bradashesh

Elvis Gjoci- kontrollor burgu Bradashesh

Gentjan Gjata- biznesmen

Kastriot Gjella- qytetar

Erigers Miha- qytetar

Ervin Velia- i dënuar

Genci Xhahysa- i dënuar

Klevis Delia- i dënuar

Dardan Xhahysa- qytetar

Enver Kasneci

Delin Hajdari- i dënuar Drenovë

Aleksandër Llanaj- i dënuar

Gazmir Braka (Gaxhai) –  i dënuar

Arben Grori- i dënuar

Aleksandër Sinanaj- i dënuar Peqin

Leo Osmani- i dënuar

Ilia Bashelli- punonjës policie Drenovë

Olgert Muca- polic Drenovë

Metko Nurcelli- polic Drenovë

S'KA KOMENTE