Me pistoletë ne brez, arrestohet 45 vjecari ne Fier

Me pistoletë ne brez, arrestohet 45 vjecari ne Fier

6629
SHPËRNDAJE

Fier / Punë intensive nga Policia e Fierit, për të finalizuar brenda pak orëve operacionet policore “Baruti” dhe “Kreshpan 3”.

Operacionet, nga Komisariati i Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

✅”Baruti”/Me armë zjarri në brez, të gatshme për qitje dhe nën efektin e alkoolit, vihet në pranga 45-vjeçari që paraqiste rezikshmëri për qytetarët dhe sigurinë në komunitet.

✅”Kreshpan 3”/Goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë në të dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u asgjësuan më pas, nga shërbimet e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të pandërprera në automjete, ambiente të ndryshme, si dhe të kontrolleve fizike, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nën efektin e alkoolit, qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. T., 45 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE