Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. T., 29 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. T. dhe pasagjer shtetasin A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.