Mbi 2 mijë dosje transferohen ne gjykaten Fier pas shkrirjes gjykates Lushnje

Mbi 2 mijë dosje transferohen ne gjykaten Fier pas shkrirjes gjykates Lushnje

142
SHPËRNDAJE

Lushnja, një rreth me mbi 200 mijë banorë mbetet sot zyrtarisht pa gjykatë të shkallës së parë.

Dosjet janë transferuar në Gjykatën e Fierit sipas hartës së re gjyqësore.

Janë mbi 2,000 dosje të cilat do të gjykohen tashmë ne gjykatën e Fierit dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve lushnjarë. Sipas avokatëve të cilët e kundërshtuan edhe me bojkot këtë hartë, kostot bien mbi xhepat e qytetarëve.

Ndërkaq qe prej muajit shkurt nuk njoftohen të interesuarit për proceset gjyqësore në Fier. Avokati i dhomës se avokatisë së Lushnjës, Jurid Sharka pohon se numri i gjyqeve dhe dosjeve është tepër i madh dhe ngarkesa do të jetë humbje kohe për të interesuarit.

Mbi 400 procese në muaj për çështje civile e penale janë zhvilluar në muajin shkurt në gjykatën e Lushnjës që tashmë është e transferuar edhe zyrtarisht në Gjykatën e Fierit.

S'KA KOMENTE