Mbi 122 mije ndertesa te vjetra preken nga auditimi teknik, detajet

Mbi 122 mije ndertesa te vjetra preken nga auditimi teknik, detajet

591
SHPËRNDAJE

Kjo shifër përfshin ato objekte që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar e që sipas projektevendimit, të zbardhur një ditë më parë nga TV SCAN, do të duhet t’i nënshtrohen ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.

Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se nuk përmbushin kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes.

TV SCAN ka analizuar të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, sipas të cilave janë 44 195 ndërtesa për qëllime banimi të ndërtuara përpara vitit 1960 dhe 78 495 të tjera, të ndërtuara në periudhën 1961 -1980.

Ndërkaq, janë rreth 180 mijë ndërtesa të tjera, që nuk u njihet viti i ndërtimit e ku mund të bëjnë pjesë edhe godina mbi 50-vjeçare. Të ndara sipas qarqeve, rezulton se numrin më të lartë të këtyre ndërtesave e ka Tirana, Elbasani dhe Korça, ndërsa pas tyre vijnë Fieri, Vlora dhe Shkodra.

Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa do të jetë ato subjekete që janë të pajisur me licencë në fushën e projektimit për llojin e objektit që do të auditohet.

Ndërkohë që, vendimin final e ka Instituti i Ndërtimit, që duhet të kryejë oponencën, duke qenë se mendimi i tij, mbizotëron mbi aktauditimin teknik.

Po ashtu, pr.vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij, teksa nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. SCAN

S'KA KOMENTE