Mbështetësit Berishes shkojnë në selinë e PD:Basha të hapë rrugën për garë...

Mbështetësit Berishes shkojnë në selinë e PD:Basha të hapë rrugën për garë e zgjedhje

136
SHPËRNDAJE

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shkuar sot në selinë e PD. Ata janë prezantuar si anëtarë të degës 8 të PD në Tiranë dhe kanë kundërshtuar deklaratën e kreut të degës se Lulzim Basha ka mbështetjen e tyre, duke i kërkuar të largohet. Mes tyre ishte dhe ish-truproja i Berishës, Sali Lusha.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”, tha përfaqësuesi i tyre.

S'KA KOMENTE