Marrëveshja e ekstradimit Shqipëri – Spanjë, 7 të prangosur brenda pak ditësh,...

Marrëveshja e ekstradimit Shqipëri – Spanjë, 7 të prangosur brenda pak ditësh, mes tyre biznesmenë

216
SHPËRNDAJE

Hyrja në fuqi e marrëveshjes mes autoriteteve shqiptare dhe atyre Spanjolle, për ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale në shtetet respektive, ka dhënë frytet e para.

Me qëllim ekstradimin janë prangosur 7 persona të akuzuar nga Spanja si të dyshuar, për kryerjen e veprave të rënda penale, që fillojnë nga grabitjet e deri tek trafiku i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes të arrestuarve spikat biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve Nikolin Janina, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogave të forta prej vitit 2015. Por, pas nuk mbetet as Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Kurbin, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të disa vilave, mes te cilave dhe atë të futbollistit të njohur të Real Madrid, Karim Benzema.

Gjithashtu pas futjes në fuqi më 15 mars së marrëveshjes për ekstradim mes dy vendeve, policia ka vënë në pranga edhe Arbri Rrushin, Renato Toron, Anxhelino Kallozin e Antonio Xhaferrin. Burime bëjnë me dije se lista e ardhur nga Spanja për arrestimin e shtetasve shqiptarë që kanë kryer vepra penale atje është ende më e madhe, ku policia po vijon punën për kapjen e tyre.

S'KA KOMENTE