Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua.
Sipas njoftimit të policisë, makina me drejtues shtetasin me iniciale A.D ka humbur kontrollin duke përplasur 3 këmbësorë, 2 prej tyre në spital ndërsa një grua ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.