Makina del nga rruga, shoferja dhe një fëmijë përfundojnë në humnerë

Makina del nga rruga, shoferja dhe një fëmijë përfundojnë në humnerë

993
SHPËRNDAJE

Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mesohet se një automjet tip veturë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Spates”.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në të bashkë me një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lëndime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.

S'KA KOMENTE