Makina del nga rruga dhe përfundon në dyqanin e mishit

Makina del nga rruga dhe përfundon në dyqanin e mishit

653
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, përsëri në zonën e “Myslym Shyrit”. Drejtuesi i një mjeti tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mjeti ka përfunduar në trotuar e më pas në vitrinën e një dyqani mishi. Siç shihet dhe nga pamjet, rruga ka qenë me kalimtarë, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.

Aksidenti ne Tirane, ne zonen e Myslym Shyrit

Më herët, në hyrje të “Myslym Shyrit” ka ndodhur një tjetër aksident ku janë përfshirë katër mjete. Katër persona janë plagosur, ndërsa shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja.

S'KA KOMENTE