Makina bëhet “copë” në aksident, ndërron jetë shoferi

Makina bëhet “copë” në aksident, ndërron jetë shoferi

2110
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Bushnesh të Krujës.

Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Makina është bërë “copë” nga ky aksident i rëndë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE