Luan Baçi: Pjesëmarrje masive në votime, sot po bëjmë edhe regjistrimin e...

Luan Baçi: Pjesëmarrje masive në votime, sot po bëjmë edhe regjistrimin e anëtarësisë

437
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme prej orës 09:00 deri në 17:00 Partia Demokratike organizon zgjedhjet për kryetarin e degës në Fier.

Kandidatët për Kryetar dege PD në Fier janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, dy kandidatura të propozuara nga vetë strukturat e PD. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i PD-së Luan Baçi tha se në votim shihet një pjesëmarrje më e lartë se referendumi i 18 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Gjithashtu Baçi theksoi se ditën e sotme po bëhet edhe regjistrimi i anëtarësisë për shkak se brenda PD-së ka pasur prurje të reja por edhe largimet masive jashtë vendit tonë.

“Është një proces në vazhdimësi si rezultatt i Kuvendit historik të 11 dhjetorit që përcaktoi rregulla të reja në PD me ndryshime statusore, vazhdoi me seksionet, grup-seksionet dhe tani vijon me kryetarët e degëve. Një risi kjo pasi kryetarët e degëve tashmë zgjidhet me një anëtar një votë. Fieri është dega e dytë pas Mallakastrës, dega më e madhe në qarkun e Fierit. Sic e shikoni ka një fluks anëtarësh të PD që vijnë për të votuar, pjesëmarrja është shumë e mirë. Do të vazhdojë ky proces deri në fund të ditës deri sa të votojë edhe anëtari i fundit.

Kandidatët janë të rëndësishëm pasi të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive së PD. Njëri është kryetar grup seksioni Vladimir Kajolli dhe tjetri është Rrapi Gjika, sekretari organizativ i degës. Kushdo tjetër mund të ishte, Fieri është degë e madhe, ishin me dhjetëra kandaiatët që donin të garonin dhe vlenin të ishin kryetar për kryetar i degës së PD në Fier.

Unë sot pashë shumë anëtarë të PD dhe drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Nuk kam lejën të përmend emrat e tyre por më bëhet qefi shumë që të gjithë kanë ardhur këtu. Fieri kishte vetëm 15-20 veta që ishin skeptikë, dega e Fierit është shumë bashkuar.

Në Fier ka filluar regjistrimi elektronit i çdo anëtari, pasi ka pasur dyshime, ka pasur ikje të shqiptarëve që janë larguar nga vendi nga pasiguria dhe ne sot bëjmë regjistrimin e anëtarësisë dhe do të kemi një database. Jam i sigurt që ka pjesëmarrje më të lartë se referendumi i 18 dhjetorit”, u shpreh Baci.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

S'KA KOMENTE