Lirohet biznesmeni Ibrahim Lami. U akuzua për marrjen e tenderit 240 milionë lekë në Lushnje, për të cilin u arrestua dhe ish-kryetari bashkisë, Fatos Tushe.
GJKKO vendosi lirimin e biznesmenit përshkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit.
Vendimi që urdhëron lirimin e menjëhershëm të biznesmenit hyn në fuqi sot, datë 17 gusht, ndërkohë që kundër vendimit mund të ankimohet në apel brenda 5 ditëve.
Biznesmeni Ibrahim Lami u bu në pranga në operacionin e SPAK ku u arrestua dhe ish-kryetari bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, për korrupsion, pasi kishte favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë, teksa biznesmeni kishte ndërhyre që vajza e Tushes të merrte provimin në fakultetin e mjekësise.